Teatri, muzika dhe kërcimi krijojnë imazhe të një skulpture klasike në shfaqjen më të re të Gentian Dodës. Nën titullin, “Mbi miqësinë”, pjesa vjen në teatrin Metropol nga data 16 deri më 19 janar.

Një hulumtim artistik mbi miqësinë si si një marrëdhënie njerëzore por edhe politike, ndërthur kërcimin me fjalën në një shfaqje të Gentian Dodës. Koreografi eksperimenton përmes trupit e zërit në një shfaqje që ngjitet në teatrin Metropol ndërsa dy kërcimtarët që prej kohësh bashkëpunojnë me Dodën në “Ëas Bleibt Kollektiv”, shpjegojnë rolet.

“Në këtë shfaqje po prekim disiplina të ndryshme. Miqësia është një ndër gjërat më të rëndësishnme. Bazohet çdo relacion në të. Miqësia është edhe politikë, është besim. Jemi të hapur për kërkime të reja artistike”, tha Doda.
FLORALD DOCI: Unë duhet të sjell një lojë pa identifikuar si një balerin, por si një personazh që ndodhet në një hapësirë.
ROSELLA PELLICCIOTI: Po kërkojmë të shkojmë në marrëdhënie të ndryshme, ndaj nuk arrij ta ndaj personazhin tim, nga ajo që ndodh në këtë hapësirë.

Aktori Rafael Hoxhaj, vjen tashmë në një pjesë që fshin kufijtë e zhanreve duke ia dorëzuar trupin një koreografie.
“Unë e quaj si vallëzimi i jetës. Jemi tre trupa që po i vallëzojmë jetës, po i dorëzohemi jetës në të gjitha komplekset e saj, në të gjitha marrëdhëniet, qoftë ato dashurore, qoftë ato miqësore, qoftë në errësirën e një marrëdhënie të komplikuar”, tha Hoxhaj.
Të bësh prova në një sallë të ftohtë nuk është e lehtë.

Përtej skenave ku tre trupat i ngjajnë një skulpture klasike, shfaqja pikturon imazhe të ndryshme të gjendjeve njerëzore, që herë ngjajnë me njeriun e herë e zhbëjnë atë. Shfaqja do të jetë në Teatrin Metropol në datat 16 deri 19 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: