Kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se në fokusin e partisë që drejton është shtresa e mesme.
Shabani theksoi se shtresa e mesme, që po zbret çdo ditë, duhet që të fuqizohet. Sipas tij, duhet që në vend të kthehet meritokracia.
Endrit Shabani: Ne duam të kthejmë meritokracinë. Duhet të marrë fund mospasja e meritokracisë. Duhet të marrë fund kafja dhe miku. Ne jemi që shtresa e mesme të forcohet në vend. Në këtë vend, nëse njeh Edi Ramën, merr leje ndërtimi, ke përfitime.
Edhe një student që mbaron studimet duhet të ketë mik të hyjë në punë ose të ketë punë me pagë të mirë. Kemi administratë që merr pagë që punon, por ka një administratë që merr pagë e nuk punon. Kjo duhet të marrë fund, gjithçka t’i kthehet meritokracisë. Ne si parti jemi ku e ku më të shkolluar sesa kandidatët e partive të vjetra.
(Balkanweb)