Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes në Abu Dhabi, në bazë të të cilës do të bëhet shtrimi i kabujve nënujor me Italinë, që do të përdoret për transportin e një pjesë të energjisë që do të prodhohet në Shqipëri, drejt vendeve të BE.
Kreu i qeverisë shkruan se është nënshkruar edhe një marrëveshje sa i përket krijimit të Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e ditës së djeshme në Abu Dhabi, ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.