Është hapur kantieri i madh i parkimit pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se qendra do të ofrojë afër 1400 vende parkimi, ndër ta edhe vende që janë të dekikuara. Ndërsa, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se edhe pjesa jashtë godinave duhet të lulëzojë.
Albana Koçiu: Janë afër 4000 makina, që hyjnë e dalin në ditë dhe afro 120 mijë automjete që qarkullojnë brenda muajit, duke rritur fluksin e lëvizshmërisë. Kjo krijon situatë jo të këndshme për ata që vijnë e marrin shërbime në QSUT. Ka dyfishim të kërkesave për të parkuar dhe për të marrë shërbimin mjekësor.
Në këtë qendër spitalore, nuk marrin trajtim vetëm pacientët, por vijnë edhe studentë të mjekësisë. Godina e parkimit do jetë me nivele, duke pastruar oborrin e QSUT. Oborrin e QSUT do ta kthejmë në lulishte. Qendra do afrojë 1400 vend-parkime. Do ketë edhe parkime të dedikuara për persona me aftësi të kufizuar, si dhe të dedikuar për makinat që janë me energji.
Edi Rama: Pjesa jashtë godinave duhet të transformohet në një park. Gjithë çfarë ka sipërfaqe jashtë godinave duhet të lulëzojë, edhe me vepra arti.
(Balkanweb)