Policia në Cërrik ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij.
I riu, përpos se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, dyshohet se ka bërë të njëjtën gjë edhe me vjehrrën. Bashkëshortja e tij dhe vjehrra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës së tij, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
(Balkanweb)