Shefi humanitar i OKB-së thotë se do të jetë një “sfidë e madhe” për të siguruar suksesin e marrëveshjes së armëpushimit. “Ky është një moment i një mundësie të brishtë,” tha Tom Fletcher për programin Today të BBC Radio 4.

“Kjo sjell shpresë për pushim për civilët palestinezë që kanë duruar muaj të tërë të vrasjeve – gati 50,000 vdekje civile – por edhe për pengjet izraelitë dhe familjet e tyre që kanë pritur shumë, shumë gjatë”.

Fletcher, i cili mori postin e tij disa muaj më parë dhe aktualisht ndodhet në Kiev, thotë se “do të jetë një sfidë e madhe për të arritur këtë marrëveshje… por ne do të sforcojmë çdo gjë për ta bërë atë të funksionojë. Problemi është se ka shumë njerëz që do të përpiqen që të dështojnë marrëveshjen”.

Situata aktuale në Gaza është “e tmerrshme”, thotë ai, dhe ekipi i tij “nuk ka asnjë iluzion se sa e vështirë do të jetë për të ofruar ndihmën që nevojitet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: