81-vjeçari Xhemal Meta u gjet para pak ditësh i pajetë në oborrin e banesë s tij, ngjarje që më pas u vërtetua se ishte vrasje.

Para hetuesve, autori Isuf Hasa ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se gjithçka e kreu pasi 81-vjeçari e ofendonte dhe dyshonte se i ngacmonte bashkëshorten.

Në një prononcim për emisionin ‘Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, djali i viktimës është shprehur se nuk është kontaktuar nga asnjë nga familjarët e Hasës.

Ai deklaroi se e dinte që i ati kishte një sasi parash që i mbante gjithmonë me vete, informacion të cilën e kishte edhe autori, sa kohë ata të dy takoheshin çdo ditë.

“Autorin e morëm atë ditë në telefon. E pyetëm a e kishte takuar babanë më tha jo. Familja e autorit nuk ka tentuar të më kontaktojë, i ka fëmijët e martuar. Dyshuam tek ai kur nuk erdhi në ceremoninë mortore.

E dinim që babai kishte paratë dhe i mbante të lidhur në qafë me një qese. Edhe autori e dine që ai kishte para, takoheshin çdo ditë.

Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndëroi jetë më pas”, tha djali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb