Pesëdhjetë persona, përfshirë 44 emigrantë pakistanezë, vdiqën pas fundosjes së një varke që u largua nga Mauritania më 2 janar dhe ishte nisur për në Ishujt Kanarie, Spanjë. Kështu është raportuar nga OJQ-ja spanjolle Caminando Fronteras. Zëdhënësja e saj Helena Maleno, shpjegoi se organizata e saj sapo kishte mësuar për tragjedinë, dhe autoritetet marokene arritën të shpëtonin 36 të mbijetuar.
Nga informacionet fillestare të OJQ-së bëhet me dije se anija është nisur me 86 persona, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë dhe se ajo kishte kaluar tashmë trembëdhjetë ditë në det. Në bord kishte të paktën tre gra, duke përfshirë një vajzë adoleshente që mbijetoi.
(BalkanWeb)