Tirana rrezikon të mos ketë dy titullarë në sfidën e javës së 21-të të Kategorisë Superiore kundër Egnatias.
Të dy futbollistët janë dëmtuar në sfidën e Kupës ndaj Bylisit dhe bëhet fjalë si për Rimal Haxhiun dhe Abel Abah. Dyshja ka qenë dje në stërvitje, por nuk si njëri dhe tjetri nuk janë zhveshur. Të dy çalonin dukshëm. Lojtarët mësohet se rrezikojnë të mos luajnë në sfidën me Egnatian. Në ditët në vazhdim do të shihet se cili është problemi i futbollistëve dhe sesa do të mungojnë për Gugash Maganin.
Abah ka probleme në gju dhe do të shohë sot nëse mund të nisë stërvitjen, ndonëse dje kishte dhimbje. Përsa i përket Haxhiut, problemi është ende shumë i komplikuar. Lojtari do të bëjë sot paradite një rezonancë magnetike për të parë nëse kemi ndonjë problem të vogël apo diçka të kalueshme. Si njëri dhe tjetri janë gjithë krahu i djathtë i skuadrës. Haxhiu luan në mbrojtje ose në mesfushë me skemën 3-4-3. Abah në të njëjtin krah luan, por si uinger.
Të dy janë titullarë të padiskutueshëm të skuadrës, dhe tani trajneri duhet të marrë një vendim përfundimtar se cilët do të aktivizojë në atë krah. Opsioni i parë është Gjumsi si mbrojtës dhe në sulm të jetë një prej Bajroviçit apo Zharmunit.
Kujtojmë që Haxhiu këtë sezon ka luajtur në disa pozicione, duke filluar sulmues i djathtë, mbrojtës i djathtë apo sulmues i majtë. Abah që erdhi këtë verë, por ende nuk ka shënuar një gol në Superiore. Kujtojmë që Tirana ka katër takime që humbet mes kupës dhe kampionatit. Bardheblutë kanë marrë vetëm 4 pikë në shtatë ndeshjet e fundit të Superiores.