Ikona e futbollit shqiptar, Sabah Bizi vdes në moshën 79 vjeçare.  Prej disa muajsh gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Bizi do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë. Ai ka  fituar shumë tituj me Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Titullar i Vllaznisë që nga viti 1965 deri në vitin 1968, ndërsa në shumë sezone  është vlerësuar edhe si një nga më të mirët e vitit.

Bizi ka kontribuar edhe për kombëtaren shqiptare, teksa ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Debutimi i tij me përfaqësuesen daton me 8 prill, të vitit 1967.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb