Lajm i mirë për Juventusin, në kuadër të ndeshjes kundër Milanit , e planifikuar për të shtunën e 22 janarit në orën 18:00. Në stërvitjen e sotme, përveç afrimit të ri Alberto Costa, ishte i pranishëm edhe Dusan Vlahovic, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë gati për sfidën kundër kuqezinjve.
Megjithatë, prania e Francisco Conceicao, i cili vuan nga një dëmtim muskulor, është në dyshim. Sa i takon situatës së lojtarëve të tjerë, gjendja është mjaft e mirë, me trajnerin Motta që është optimist për një rezultat pozitiv.
(J.S/BalkanWeb)