Khvicha Kvaratskhelia është gjithnjë e më afër PSG-së. Sipas asaj që raporton RMC Sport, sulmuesi gjeorgjian pritet në kryeqytetin francez mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Pasi të ketë përfunduar procesi burokratik, Kvara do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2029 dhe do të jetë menjëherë menjëherë në dispozicion të Luis Enrique.
Dje anësori boshatisi dollapin në dhomat e zhveshjes së Napolit dhe gjithashtu, falenderoi shokët e skuadrës për të gjitha momentet e kaluara së bashku. 23-vjeçari iu bashkua napoletanve në vitin 2022, periudhë në të cilën erdhi nga Dinamo Batumi.
(J.S/BalkanWeb)