Në studion e News 24, ishin të ftuar të rinj, që kanë zgjedhur që përfshihen në politikë.
Anëtari i Kryesisë së PD Grigels Muçollari, tha se të jesh përfaqësues politik është një arritje e konsiderueshme. Ai tha se sot vendi qeveriset nga një qeveri e korruptuar. Ted Kopliku, që është angazhuar me PD në Shkodër deklaroi se PS sot nuk është një parti e majtë.
Andi Demo, që i është bashkuar PS-së, u shpreh se Shqipëria me Partinë Socialiste po afrohet me BE-në. Ndërsa, pedagogu Erjon Malaj theksoi se ka vendosur të bëjë politikë ndryshe nga se bëhet sot.
Anëtari i Kryesisë së PD Grigels Muçollari: Të jesh përfaqësues në politikë është arritje e madhe. Rama e ndryshon lidershipin me butona. Korrupsioni nuk ka bindje dhe kjo qeveri nuk ka asnjë prirje drejt të qenit majtas. Të lësh 700 mijë pensionistë në kushte mbijetese nuk është ideologji e majtë.
Ted Kopliku: Jam angazhuar me Partinë Demokratike në qarkun Shkodër. Jam angazhuar edhe për diasporën. PS nuk është parti e majtë. Koncesionet janë një politikë, që edhe partitë më liberale do e kritikonin. Lideri i PD Sali Berisha është legjitim dhe përfaqëson shumicën.
Andi Demo: Kam drejtuar qarkun Fier me Nismën Thurje. Tashmë zgjodha PS. Është qasje ideologjike e imja. Sot, Shqipëria është shumë pranë Bashkimit Europian. Shqipëria ka mund të mbyllë kapitujt deri më 2027. Populli shqiptar po ia beson integrimin Partisë Socialiste, prandaj kam zgjedhur PS-në.
Erjon Malaj: Unë kam pranuar të jem pjesë e PS, mund të jenë pjesërisht njohje e miqësish me të rinjtë që janë me bindje të majta, është edhe ideologjike. Dua të jap kontributin tim në politikë. Dua të bëj politikë ndryshe nga se bëhet sot. E vlerësoj debatin politik në mënyrë tjetër.
(Balkanweb)