Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin patën një video-telefonatë disa orë pasi Donald Trump u betua të hënën, duke u zotuar se do t’i çojnë lidhjet dypalëshe në “masë më të larta” sipas mediave shtetërore nga të dyja palët.

Duke e quajtur Xi një “mik të dashur”, Putin deklaroi se Rusia dhe Kina po ndërtonin lidhje mbi bazën e miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes” pavarësisht presionit të jashtëm.

Xi i bëri thirrje Putinit që “të vazhdojë të thellojë koordinimin strategjik, të forcojë mbështetjen e ndërsjellë dhe të ruajë interesat legjitime”.

Trump kërcënoi të martën me tarifa për Pekinin, duke e quajtur atë “një abuzues” dhe paralajmëroi se “telashe të mëdha” do të vijnë për Moskën nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti rus tha se çdo zgjidhje e Ukrainës “duhet të respektojë interesat ruse”, sipas këshilltarit për çështjet e jashtme Yuri Ushakov, i cili foli me gazetarët pas telefonatës.

Pekini është akuzuar për ndërtimin e makinës luftarake të Moskës duke i dhënë asaj komponentë kritikë për konfliktin në Ukrainë.

Tregtia midis të dy vendeve arriti një rekord prej 240 miliardë dollarësh (191 miliardë £) në 2023 më shumë se 64% që nga viti 2021  përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Putin dhe Xi konfirmuan gatishmërinë për të ndërtuar marrëdhënie me SHBA-në mbi baza reciproke të dobishme dhe respektuese, nëse ekipi Trump tregon interes”, theksoi Ushakov.

Megjithatë, ai shtoi gjithashtu se thirrja nuk ishte e lidhur në asnjë mënyrë me inaugurimin e Trump.

Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë, gjatë së cilës Putin dhe Xi diskutuan gjithashtu situatat në Lindjen e Mesme, Korenë e Jugut dhe Tajvan.

Xi zhvilloi një telefonatë me Trump javën e kaluar, të cilën presidenti amerikan e përshkroi si një diskutim “shumë të mirë” për të dy vendet. Ata folën për tregtinë, fentanil dhe TikTok.

Putin nuk ka folur ende me Trump, por e uroi atë në televizionin shtetëror disa orë para inaugurimit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: