Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lushnjës, ku një 20-vjeçare është hedhur nga një pallat, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, janë marrë në pyetje banorët e pallatit, por askush nuk e njeh.

Nërkohë që policia gjendet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lushnjë

Rreth orës 15:40, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i një pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shtetasja K. K., 21 vjeçe, banuese në Karbunarë e Madhe, Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb