Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se do të nisë një format të ri komunikimi me ndjekësit e tij, përmes dy postimeve live çdo të martë dhe të enjte, në mëngjes.
Në postimin e tij, Rama tha se vendimi erdhi pas ankesave të qytetarëve që nuk merrnin përgjigje në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, një format ndërveprues ku ai u përgjigjet komenteve dhe pyetjeve në rrjetet sociale.
“Duke qenë se postimet Sy m’Sy janë bërë shkak i ca ankesave të tipit, ‘po mua pse s’më përgjigjesh?’ apo ‘pse u përgjigjesh vetëm atyre që shajnë?’, atëherë edhe për shkak se ka edhe mesazhe që lidhen me votën e diasporës deri tek ‘si mund të votoj?’, them se ia vlen të provojmë edhe dy postime në mëngjes Live çdo javë,” shkroi Rama.
Ai njoftoi se komunikimi i parë live do të zhvillohet nesër në orën 08:30 në Instagram, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)