Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka zhvilluar një takim me demokratët e Durrësit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Garo shkruan se takimet e saj me demokratët kanë qenë entuziaste. Ajo shprehet se në takime u fol tepër edhe për protestën e 8 Shkurtit, që pritet të zhvillohet nga Partia Demokratike në Tiranë.
Garo shprehet se Durrësi dhe gjithë Shqipëria do vërshojnë në shesh më datë 8 shkurt, ora 17:00.
View this post on Instagram
“Vazhdojne takimet energjike ne Durres me GS 13/1 Daten 8 shkurt ne oren 17.00 Durresi dhe gjithe Shqiperia do te vershojne ne shesh! #demokratetdrejtfitores
Protestën kombëtare të 8 Shkurtit e lajmëroi disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
(Balkanweb)