Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open” në News24, ka ndarë detaje të reja mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe rolin e biznesmenit Elman Abule, i cili po ashtu u arrestua sot.
Sipas Lalës, gjatë pasdites Veliaj ka kontaktuar me avokatët e tij për të koordinuar mbrojtjen ligjore, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar biznesmenin shqiptaro-belg Elman Abule. Abule dyshohet për pastrim parash përmes kompanive të tij.
Sipas prokurorisë, ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe ka kryer transaksione financiare me qëllim mbulimin e origjinës së fondeve, të cilat dyshohet se janë përfituar nga çifti Veliaj-Xoxa.