Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, Helena Kadare ka shkuar sot në ambientet e GJKKO. Siç pohoi vetë, Kadare është paraqitur aty për të marrë pjesë në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj.

 

“Kemi ardhur të marrim pjesë te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë”, u shpreh ajo. Por megjithatë, bashkëshortja e Kadaresë nuk është lejuar të futet në seancën e GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb