Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Paloka deklaroi   se në këtë mbledhje u fol për rregulloren dhe procedurat e primareve që do të zhvillohen me 1 Mars. Ai tha se pavarësisht diskutimeve rregullorja u votua.

“Në rend të ditës siç e dini ju ishte diskutimi dhe miratimi i rregullores, i procedurave për primaret, pasi data 1 Mars është përcaktuar me vendim të Kryesisë. Pati diskutime siç e keni parë për mbi  dy orë dhe në fund me 10 vota kundër rregullorja u miratua”, tha ai.

Ai theksoi që synimi i tyre është vetëm fitorja e PD, dhe do të bëjnë do çdo gjë për ta arritur.

Sipas tij vota e diasporës është determinante për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: