Gjermanët duket se kanë vendosur t’i marrin seriozisht këto zgjedhje, kjo për shkak se një numër i madh votuesish kanë dalë si kurrë më parë për të votuar.

Sipas raportimeve, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 14:00 ishte 52% , nga 36.5% në të njëjtën kohë në vitin 2021 (+15.5 për qind). Të paktën kështu raportojnë autoritetet federale zgjedhore gjermane.

Duke parë ndarjen shtet pas shtet nga më herët gjatë ditës, duket se ka pasur një pjesëmarrje veçanërisht të lartë në shtetin e Turingisë (44.5% në mesditë, nga 24.6% në 2021), i cili është një bastion i AfD dhe ku partia e ekstremit të djathtë fitoi zgjedhjet shtetërore në shtator të vitit të kaluar.

Berlini gjithashtu raportoi një pjesëmarrje më të lartë në mesditë me 33%, nga 25.4% në 2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb