Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar pjesë nga seanca e GJKKO-së për vlerësimin e masës së sigurisë, ku ai u përfshi në një debat të fortë me prokurorin e SPAK, Ols Dado.
Në këtë pjesë, sipas dokumentit të publikuar nga Veliaj, prokurori Ols Dado i drejtohet kryebashkiakut me fjalën: “ndyrësirë” dhe vijon më tej: “nuk ke turp, po më kërcënon”.
Veliaj shprehet se ky dialog zhvillohet në “thertoren e Erion Kasapit”, duke iu referuar gjyqtarit të GJKKO, Erjon Bani. “Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.
Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:
Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.

(Balkanweb)