Philippe Clement nuk është më trajner i Rangers. Klubi ku aktivizohet mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi dëshiron të shpreh falënderimet e tij të sinqerta për Filip për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit të tij”, – shkruan klubi.
Tekniku belg ka qëndruar në krye të Rangers për 86 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.09 pikë për ndeshje. Fatale ka rezultuar humbja e fundit, ndaj St Mirren me shifrat 0-2.
Rangers Football Club can confirm it has tonight parted company with men’s first-team manager, Philippe Clement.
The club would like to put on record their sincere thanks to Philippe for his hard work and dedication during his spell in charge.
A further update from the club… pic.twitter.com/OsllXO31Ln
— Rangers Football Club (@RangersFC) February 23, 2025
(J.S/BalkanWeb)