Ish-futbollisti spanjoll Nico Hidalgo ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.

Hidalgo hoqi dorë nga futbolli 2 vite më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, që ia bënë të pamundur vijimin normal të karrierës.

Fillimet e veta , ai i pati me ekipin lokal Motril CF, duke bërë 40 paraqitje përpara se të transferohej në Granada në vitin 2012.

Në vitin 2014, ai kaloi te Juventusi , por nuk arriti të debutonte, edhe pse qëndroi 3 vite në Torino. Hidalgo  u kthye në Spanjë në verën e 2017 pas huazimeve me Granadën dhe Cadizin.

Mbrojtësi e përfundoi karrierën e tij  te Racing Santander dhe Extremadura.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb