Intervistat kanë qenë të rralla këtë periudhë për Fjolla Morinën. Lajmet rreth saj nuk kanë reshtur, por ka qëndruar larg studiove televizive. Mungesa e saj në këtë aspekt është plotësuar përmes një interviste të dhënë së fundmi në “Studio A” në ATV.
Veç punës dhe jetës familjare, ajo u pyet edhe si po shkojnë gjërat në pjesën intime. Ajo tha se është beqare, edhe pse pak muaj më parë deklaroi se ishte e lidhur me një biznesmen shqiptar në Dubai.
Ana romantike, e lumtur veç vet. Në paqe, s’kam kohë shumë. Të thashë, nuk po dal. Që të gjesh të dashur duhet të dalësh në klube, festa.
Këngëtarja shtoi se s’i pëlqejnë njohjet në rrjetet sociale, teksa moderatorja i kujtoi se ka premtuar për një dasmë të madhe.
E kam premtuar një dasmë të madhe por s’po më bëhet. Kur nuk e ke komunikimin e mirë me personin në fjalë, mendoj që është më mirë ta shkëpusësh lidhjen dhe s’ke nevojë të merresh më me të. Kemi kohë sa të duash, burra sa të duash.
Ajo qartësoi se nuk dëshiron që partneri t’i përkasë botës së muzikës duke zbuluar edhe preferencën.
I dua si Adem Jashari!