Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe Kundër Politikave të Shpopullimit në Partinë Demokratike, është shprehur se regjistrimi i një numri të madh qytetarësh nga diaspora tregon një përkrahje të mundshme për opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Kalaja, i ftuar në Programin e Drekës në News 24, theksoi se ky regjistrim i jashtëzakonshëm është një tregues se shumë shqiptarë të larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes së Partisë Socialiste do të votojnë kundër qeverisë aktuale.

“PS ka frikë nga vota e diasporës. Këta njerëz kanë ikur për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës,” u shpreh Kalaja. Ai gjithashtu solli në vëmendje ikjen e qytetarëve nga vendi: “Në Shqipëri, gjatë 12 viteve të qeverisjes së PS-së, kanë ikur 1 milion qytetarë.”

Kalaja, duke u shprehur i surprizuar, shtoi se nuk kishte pritur që numri i regjistrimeve të tejkalonte 231 mijë, duke theksuar se ai dhe shumë të tjerë kishin menduar se numri do të ishte rreth 100 mijë.

Aulon Kalaja: Regjistrimi i kaq shumë njerëzve nga diaspora tregon se njerëzit do votojnë kundër qeverisë. PS ka frikë nga vota e diasporës. Këta njerëz kanë ikur nga keqqeverisja e Edi Ramës. Në Shqipëri, në 12 vite qeverisje të PS-së kanë ikur 1 milionë qytetarë. Edhe unë personalisht ose njerëz relevantë nuk kanë pritur që të regjistrohen mbi 231 mijë persona në zgjedhje në diasporë. Kam menduar se do të jenë 100 mijë persona që do të regjistrohen, shifër që është tejkaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb