Presidenti amerikan nënshkroi urdhra të reja ekzekutive të enjten, duke shtyrë tarifat 25% për shumë importe nga Meksika dhe disa nga Kanadaja për një muaj.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shtyu tarifat 25% për importet e ndryshme nga fqinjët veriorë dhe jugorë, Kanadaja dhe Meksika për një muaj si pasojë e frikës së një pasoja ekonomike nga një luftë më e gjerë tregtare.
Shtëpia e Bardhë këmbëngul se tarifat e saj synojnë të luftojnë kontrabandën e fentanilit dhe të frenojnë migrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, taksat e propozuara nga Trump kanë shkaktuar një plagë të hapur në partneritetin tregtar të Amerikës së Veriut prej dekadash.
Planet tarifore të presidentit amerikan kanë shkaktuar gjithashtu rënien e tregut të aksioneve, duke alarmuar konsumatorët amerikanë Trump theksoi se ai mbetet i përkushtuar ndaj planeve të tij për të vendosur tarifa “reciproke” duke filluar nga 2 prilli.
Importet që vijnë në SHBA nga Meksika do të përjashtohen nga tarifat 25% për një muaj nëse janë në përputhje me paktin tregtar USMCA (Marrëveshja SHTETET E BASHKUARA-MEXIKË-KANADA) të vitit 2020, sipas urdhrave të nënshkruar nga Trump.
Importet nga Kanadaja veçanërisht makinat dhe pjesët e automjeteve që përputhen me marrëveshjen tregtare, do të shmangin gjithashtu tarifat 25% për një muaj.
Produkte të tjera kanadeze, duke përfshirë potasin të cilin fermerët amerikanë importojnë dhe produktet kanadeze të energjisë do të tarifohen me 10%.
Sipas presidentit republikan se masa ishte një manovër “afatshkurtër” për të shmangur dëmtimin e kompanive amerikane të makinave dhe nuk lidhet aspak me reagimet e tregut, por ai nuk ofroi asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë më pas ose cilat janë planet e tij kur tarifat të hyjnë në fuqi pas një muaji.
“Jo, nuk ka lidhje me tregun. Unë nuk po shikoj as tregun, sepse afatgjatë, Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë të forta me atë që po ndodh këtu. Tani këto janë vende dhe kompani, kompani të huaja që na kanë shqyer. Dhe asnjë president nuk bëri asgjë për këtë derisa erdha unë. Dhe pastaj bëra shumë për këtë”, përfundoi ai.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, afërsisht 62% e importeve nga Kanadaja ka ende të ngjarë të përballen me tarifat e reja sepse ato nuk janë në përputhje me USMCA. Shifra qëndron afër shenjës 50% për produktet meksikane.
(BalkanWeb)