Pa njoftim paraprak, sindikata verdi u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevë të menjëhershme këtë të diel. Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aerorport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgut thuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën.

Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi.

Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar.

“Sot 280 fluturime me mbi 40.000 pasagjerë u planifikuan në aeroportin e Hamburgut. Ne jemi të shokuar se sa të pamatur po veprojnë sindikata verdi,” tha zëdhënësja e aeroportit Katja Bromm.

Sindikata mbylli aeroportin pa paralajmërim pikërisht në fillim të pushimeve të pranverës në Hamburg. Kështu verdi po dëmton njerëzit në veçanti, duke përfshirë shumë familje me fëmijë të moshës shkollore, u tha.

“Greva ishte e nevojshme në mënyrë që ndikimi i grevës të ndihet vërtet”. Dëmi tek udhëtarët është i njohur, por punëdhënësit, sipas sindikatës duhet të paraqesin një ofertë serioze ndaj kërkesave të tyre.” shpjegoi një zëdhënës i sindikatës

Nesër priten greva në 11 aeroporte të ndryshme të Gjermanisë.

Sindikatat paralajmërojnë për shkurtime masive në aeroprotet në Frankfurt am Main, München, Berlin/Brandenburg, Düsseldorf, Hamburg Köln/Bonn, Stuttgart, Hannover, Dortmund, Leipzig/Halle dhe Bremen.

Gjithashtu edhe aeroporti në Berlin ka pralajmëruar ndalimin e fluturimeve. “BER ndalon plotësisht operacionet”, thuhet në informacione.
Sipas vlerësimeve të deritanishme të hënën do të shkurtohen me mijëra udhëtime dhe preken qindra mijëra udhëtarë. Ndaj auroportet dhe shoqatat e fluturimeve bëjnë të ditur që qytetarët të informohen në kohë me gjendjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb