Ish-ministri socialist Arben Malaj në studion e News24 kritikoi kryeministrin Edi Rama kur tha se merr vendime personale dhe emocionale. Ai iu referua edhe investimit 4 mln dollarë të qeverisë për të ngritur Parkun Eden, duke e konsideruar të tepërt.

Malaj tha se “i dhemb në shpirt” kur sheh që “Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin në kryeministri”, ndërkohë, sipas tij, fëmijët në periferi të vendit nuk kanë ujë për të pirë.

”Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden dhe loz atje me peshqit, ndërsa fëmijët e vegjël të Panaja dhe Kërkovës nuk kanë ujë për të pirë. Rama merr vendime emocionale dhe personale. Thotë që është personale, çdo gjë është personale te pjesa ligjore por jo te pjesa politike. Problemi është të mos i zgjidhësh në mënyrë individuale dhe pastaj meqë nuk ke dardha te kopshti Edenit të thuash që ata hanë dardha prapa kurrizit tim, po le të bëjë një kopësht me dardha përpara Kryeministrisë e të mos t’i hajë njeri nga pas. Sa të hanë kokrrën e parë, ky t’i kapë”, tha Arben Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb