Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambicia e tij është që shqiptarët të marrin pasaportën e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade, duke shtuar se dëshiron që qytetarët të hyjnë në aeroporte nga korridori ku shkruan “Bashkimi Europian” dhe jo nga ai ku shkruan “të tjerët”, një situatë që ka karakterizuar historinë e Shqipërisë për shumë shekuj.
Rama gjithashtu theksoi se parlamenti i Shqipërisë ka aktualisht në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që parashikojnë financimin e fondeve prej rreth 1 miliardë eurosh për Shqipërinë.
“E dashur Marta ne duam lekët tona!”, tha ai në konferencë me komisioneren Marta Kos.
Edi Rama: Ambicia ime është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade dhe në aeroporte të hyjnë nga korridori me konstelacionin me yjet dhe jo nga korridori ku shkruan ‘të tjerët’ na iku jeta te të tjerët me shekuj.
E fundit, është që parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që i japin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë, kështu që e dashur Marta ne duam lekët tona.