Një sasi eksplozivi u vendos gjatë orëve të para të mesnatës në një bar-lokal pranë stadiumit të Lezhës.

Gazetari i News24, Elidon Ndreka raporton për Balkan web se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe fatmirësisht nu ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas shpërthimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve, të cilët ende mbeten të panjohur.

Ngjarja ka krijuar shqetësim te banorët dhe bizneset përreth, ndërsa policia po punon për të siguruar prova që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb