Elbasani njihet që në kohët e lashta si tempulli i festimeve të 14 marsit, Ditës së Verës. E njohur si festë pagane, kjo ditë simbolizon largimin e dimrit dhe sipas traditës, festimet nisin një natë më parë, me ndezjen e zjarreve.
Festa e 14 marsit festohet jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Sipas historisë, zanafilla e “Ditës së Verës” nis në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës.
Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj, ditën e 14 Marsit. Kjo festë popullore identifikon sot edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.
(Balkan Web)