Kapiteneria e Portit Durrës ka njoftuar se është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, si pasojë e kushteve meteorologjike në detin Adriatik.

“Mirëmëngjes, si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024, janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot! Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut! Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025”, njofton Kapiteneria.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb