Kryetari i PD Sali Berisha, në një takim të zhvilluar me deputetët e Elbasanit është ndalur tek listat e dorëzuar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

“Listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish dhe përvetësim pronash.

Ja ku jemi ne opozitarë për 12 vite, montuan procese politike dhe nxorën sepse janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh i madh për kandidatët tanë. Kemi dhe ne të metat tona por nuk kemi mëkatet e tyre. Dalim dot para shqiptarëve të betuar që do të punojmë për ta, që do të ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat e kudo”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb