Einracht Frankfurt dominon edhe sfidën e kthimit ndaj holandezëve të Ajax duke triumfuar me shifrat e thella 4 me 1 e duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale. Gjermanët dominuan nga nisja e takimit deri në fund, teksa deçiziv ishin golat e Gotze që shënoi një dopietë ndërsa Bahoya dhe Ekitike shtuan emrat në listat e golashënuesëve. Frankfurt do të sfidojë gjelat londinezë të Tottenham në fazën çerekfinale.

Kualifikim drithërues për skocezët e Glasgow Rangers, që vetëm pas goditjeve të penalltive i’a dolën të triumfonin ndaj Fenerbahçe të Jose Mourinhos. Turqit pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë të luajtur në Stamboll, luajtën më mirë se sa vendasit teksa e mbyllën kohën e rregullt në avantazhin 0-2 pas dopietës së poakur Sebastian Szymanski. Megjithatë kanarinat e Stambollit nuk u treguan të saktë nga pika e penalltisë teksa gabuab 3 1 metërsha me Tadiç, Fred dhe Yandas, ndërsa për vendasit u tregua i pasaktë vetë Hagi, duke fituar kështu me rezultatin 3-2. Mesfushori i kombëtares tonë Nedim Bajrami u aktivizua në këtë përballje prej minutës së 68. Rangers do të ketë një duel të vështirë në çerekfinale teksa do të sfidojë spanjollët e Bilbaos.

Kualifikohet lehtësisht edhe skuadra franceze e Olimpique Lyon, teksa mposhtu Steauan e Bukureshtit edhe në ndeshjen e dytë me shifrat e thella 4-0. Sulmuesi gjeorgjian Mikautadze dhe Nuamah shënua të dy nga një dopietë, për të kompletuar kualifikimin për francezët pas rrezultatit të përgjithshëm 7-1. Lyon do të ketë një detyrë tepër të vështirë teksa do të gjejë në çerekfinale Manchester United.

E pamundur rezultoi ndërkohë misioni përmbysje për grekët e Olimpiakos. Humbja 3 me 0 e ndeshjes së parë ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt zbehu ndjeshëm shpresat për një kualifikim. Gjithsesi grekët morën një fitore 2 me 1 në fushën e tyre, një sukses që gjithsesi vlen thjesht për statistikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb