Si çdo vit, edhe në qytetin e Kavajës, Dita e Verës u prit me entuziazëm të madh nga fëmijët e kopshteve.

Ata kaluan natën duke përgatitur ëmbëlsira, të cilat sot, në mënyrë simbolike, i dhuruan njerëzve si shenjë gëzimi dhe bujarie.

Sipas historisë, zanafilla e “Ditës së Verës” nis në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj, ditën e 14 Marsit. Kjo festë popullore identifikon sot edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb