Vizita disa orëshe e Hashim Thaçit nga Haga vetëm sa për të vizituar prindin e tij të sëmurë në Klinikën e Sëmundjeve të Brendshme në Prishtinë, ka qenë ngjarja që ka shënuar të enjten e 13 marsit 2025.

Shumë njerëz ishin mbledhur për ta pritur e përshëndetur jashtë Klinikës në momentin kur ish-presidenti do të largohej nga aty, përfshirë edhe dy vëllezërit e tij.

Një prej momenteve që ka spikatur teksa Thaçi ka dalë nga Klinika pas vizitës disa orëshe që i ka bërë babait të tij, ka qenë ai kur një prej mjekëve që e ka përcjellë deri tek shkallët dalëse e përshëndetet me përqafim, ndërkohë që Thaçi i thotë diçka shkurtimisht në vesh.

Ka qenë një prej pjesëtarëve të sigurisë së Gjykatës Speciale që ka reaguar duke ia bërë fillimisht me gisht mjekut në fjalë, më pas për t’u rikthyer dhe për të shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun, pasi Thaçi futet në veturë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb