Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Belinda Ballukun si përgjegjëse kryesore për vjedhjet e tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
Gjatë një deklarate për gazetarwt, Berisha theksoi se Edi Rama është gjithashtu i përfshirë në këtë skemë, duke e bërë përgjegjës për shpenzimin abuziv të fondeve.
Ai u ndal në disa projekte, duke përmendur veçanërisht 2.3 miliardë euro të shpenzuara për pllakat e gurëve në sheshet e qyteteve, duke e cilësuar këtë si një vjedhje të madhe nga korporatat shtetërore të krimit.
Berisha paralajmëroi një audit të plotë pas datës 11 maj, ku do të bëhet e qartë për shqiptarët shkeljet dhe abuzimet që kanë ndodhur, duke iu treguar se si janë shpenzuar dhe vjedhur paratë e taksave të tyre.
“Lubi Balluku përgjegjëse kryesore për vjedhjet e tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve, e jo më pak edhe Edi Rama. Mos harroni 2.3 mld euro kanë kushtuar pllakat e gurëve në sheshet e qyteteve. Janë vjedhur 2 mld euro nga korporata shtetërore e krimit. Merr fund kjo. Një audit i përgjithshëm pas 11 majit do të bëhet për shkeljet. Do t’u tregohet shqiptarëve vjedhjen e tmerrshme të ndodhur në kurriz të tyre”, tha ai.