Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur besimin e saj në një fitore të PD-së në Tiranë, duke thënë se partia do të sigurojë 19 mandate në zgjedhje. Në një intervistë për emisionin “Log.” në News 24, Tabaku theksoi se kjo fitore është pjesë e një beteje për demokracinë dhe u shpreh e sigurt për forcimin e pozitatave të PD-së.
Sipas saj, llogaritë e PD-së janë optimiste, duke synuar të marrë më shumë se gjysmën e votave në Tiranë. Ajo vuri në dukje se ky rezultat nuk është vetëm i bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, por edhe në ndryshimet e fundit, duke përmendur si fakt shkatërrimin e skemës 5D dhe goditjen që ka marrë makina elektorale e Partisë Socialiste.
Tabaku shprehu besimin se ngjarjet e fundit do të ndikojnë pozitivisht në fushatën e PD-së.
Jorida Tabaku: Ne bëjmë betejë për demokracinë. PD pa frikë në Tiranë fiton 19 mandate. PD bën llogaritë që të marrë më shumë se gjysmën e Tiranës. Kjo llogari nuk vjen vetëm nga rezultati i 2021, por edhe nga ndodhitë e fundit. Mos harrojmë se skema 5D është shkatërruar, makina elektorale e PS ka marrë një goditje të fortë.
(Balkanweb)