Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, ka komentuar punën e SPAK-ut gjatë një interviste në emisionin “Log” në News 24. Ajo theksoi se, si dhe kolegët e saj në PD, ka bërë shumë denoncime në SPAK, disa prej të cilave kanë pasur përparim, ndërsa të tjera kanë ecur më ngadalë.

Tabaku theksoi se SPAK duhet të veprojë më shpejt në disa çështje, duke u ndalur veçanërisht tek çështja e inceneratorëve si një test për këtë institucion.

Sipas Tabakut, një tregues i integritetit dhe funksionimit të SPAK-ut është aftësia për të çuar çështjet në gjykatë. Ajo gjithashtu përmendi se ka prokurorë dhe gjykatës me integritet, por gjithashtu ka prokurorë dhe gjykatës që ndodhen nën presion. Testi kryesor i SPAK-ut, sipas saj, mbetet hetimi i çështjes së inceneratorëve.

Tabaku ka kërkuar që SPAK të jetë më i shpejtë dhe më efikas në trajtimin e këtyre çështjeve, duke vënë theksin në rëndësinë që ka fakti, i dërgimit të sa më shumë çështjeve në gjykatë.

Jorida Tabaku:  Unë dhe kolegë të PD-së kemi bërë denoncime pa fund në SPAK. Një pjesë kanë ecur dhe një pjesë nuk kanë ecur shpejt. Mendoj se SPAK për disa çështje që janë test për ta duhet të procedojë më shpejt.

Për mua, pasaporta e SPAK janë çështjet që dërgon në gjykatë. A ka prokurorë dhe gjykatës me integritet? Ka. A ka prokurorë e gjykatës që janë nën presion? Po. Testi i SPAK për mua janë inceneratorët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: