Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, vizitoi pak minuta më parë të lënduarit në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi” , pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan.
Ajo shprehu një keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të shumë të rinjve dhe theksoi dhimbjen që kjo ngjarje ka shkaktuar në të gjithë vendin, raporton Alsat.
Gjatë vizitës, presidentja Siljanovska Davkova shprehu ngushëllimet e saj dhe uroi një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të gjithë ata që janë plagosur.
Ajo gjithashtu theksoi se përkrahja ka qenë e madhe, pasi autoritetet shëndetësore nga Serbia dhe Bullgaria kanë ofruar asistencë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj tragjedie.