Trajneri i Dinamos, Ilir Daja dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Elbasanin.

“Në momentin që mbaroi ndeshja, pashë lojtarët me kokën ulur, u thashë ngreni kokën, vetëm ju mund të bëni atë që bëtë sot. Kanë rikuperuar mungesat, kanë dhënë maksimumin. Pjesën e parë e administruam, shkuam drejt golit, mund të dyfishonim rezultatin.

Pastaj ndërrimet e detyruara, Karamba dhe Maliqi, kemi përdorur gjithë kontigjentin në pankinë. Vetëm një 19-vjeçar. Kemi bërë ndeshje të mirë, deri në minutën e 70-të, pas daljes të dyve, kishim probleme. Më pas e mbrojtën rezultatin lojtarët, duke dhënë maksimumin që mos të dilnim pa pikë nga stadiumi i Elbasanit.

Fillimi i këtij rivaliteti në krahun e djathtë, Meksi dhe Maliqi, ka ardhur nga dëmtimi i Meksit. Maliqi ka bërë goxha paraqitje të mirë më pas. Më mbrapa kanë shkuar në rivalitet konstruktiv. Maliqi është pak më i qetë, futet në zona të vogla.

Më pëlqen se Maliqi, si pozicion është më shumë mesfushor i tretë, por që e ka bërë shumë mirë. Kemi pasur vetëm Meksin, tani kemi dy lojtarë që do rivalizojnë për të shtyrë gjërat më përpara, që të funksionojë edhe krahu i djathtë si i majtë.

Do të thoja që ishte normale rënia fizike. Po të shikosh pjesën më të madhe të ndeshjeve, i ka përballuar një grup i vogël lojtarësh. Pjesa tjetër kanë qenë të ardhur nga dëmtimet, apo që vazhdojnë. Do e kishim rënien fizike.

Nuk është njësoj të luash me lojtarë të formacionit dhe rezervë. Si shkoi loja në 15 minutat e fundit, barazimi ishte edhe rezultat i mirë për ne.

Me futjen e Nanit, u shtua një forcë më e shpejtë në krah. Duke ditur në avantazh dhe Elbasani do hidhej me forca në sulm, të shfrytëzonim hapësirat e kundërshtarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb