Inter merr një fitore të rëndësishme në luftën për titull. Zikaltërit fituan 0-2 në Bergamo, ndaj Atalantës.

Një krosim i Calhanoglu nga goditja e këndit gjeti Carlos Auguston, i cili realizoi me kokë. Në minutat e fundit, ishte Lautaro që shënoi golin e qetësisë për kampionët e Italisë.

Inter kryeson me 64 pikë, përfiton në maksimum nga gabimi i Napolit, me këta të fundit që kanë 3 pikë më pak. Atalanta është e 3-ta me 58 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb