Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi takimin me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës për të dhënë mesazhin se lista e PS është gjithëpërfshirëse, pavarësisht nga bindjet politike të emrave.
Kreu i qeverisë tha se PS u ka dhënë mundësinë edhe ballistëve të jenë pjesë e skuadrës.
Edi Rama: Sa i përket skuadrës tonë, jam i bindur që skuadra pasqyron më së miri këtë moment, nuk ka asnjë herë dot një skuadër perfektë por është e qartë se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve dhe ballistëve të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që që kur na njohu nuk na u nda ne.
Në fillim vinte afër nesh për inat të atyre por më vonë kuptoi që ishte diçka më shumë se inati. Është shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta. Kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë vetëm një shprehje.
(BalkanWeb)