Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 u trajtua historia e një çifti të moshuarish Pashk dhe Liza Lala të cilit jetojnë në një garazh, në fshatin Shullaz të Kurbinit.

Ato kanë rrëfyer në studio vështirësitë që kanë kaluar nga një jetë e vështirë dhe kushtet ekstreme të vështira ekonomomike dhe sociale pas rrënimit të banesës së tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i drejtorit të Agjencisë STOP Krimit Fatmir Sena i cili ka deklaruar se do të sigurojë për 1 vit ushqime për të moshuarit.

“Unë po ju ndjek live në këtë moment, dhe dua t ju them se Agjencia e STOP Krimit ka vendosur të sigurojë ushqime për 1 vit për të moshuarit duke filluar prej 5 ditëve.” përfundoi ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb