Qeveria është e vendosur për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një takimi me mësues në Lushnje se aplikacioni do të dalë jashtë funksionit për 15 ditë.

Kryeministri tha se mbyllja e TikTok është komplekse, e për këtë arsye duhet pak kohë deri kur shërbimi në territorin shqiptar të mos jetë më i mundur.

Në fjalimin e tij nuk munguan as kritikat për protestën e 15 marsit të organizuar nga PD, për të kundërshtuar mbylljen e rrjetit social.

“Na jepni votën të çlirojmë TikTok, si mund të thërrasësh një forcë politike kalamajtë në protestë. Do hap TikTok dhe do mbyll SPAK. Kjo nuk është lojë. Ata që mendojnë djathtas duhet të kuptojnë që PD ju duhet si mjet për futjen në BE.

Mbyllja ka filluar, nuk është si mbyllje dritash që bën blackout, ditë pas dite gryka e tiktok do ndryshohet dhe në një periudhe 0 me 15 ditësh normalisht do të jetë blackout”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb