Të dielën që kaloi, 250 anëtarë të bandave të ndryshme nga Venezuela, të cilët u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara, u dërguan drejt El Salvadorit. Ata ishin anëtarë të bandës “Tren de Aragua” dhe “MS13”, dhe u mbërritën në një burg të posaçëm në El Salvador, i quajtur “Burg i Mbajtjes së Terroristëve”, një kompleks i ri që ka kapacitet për të mbajtur deri në 40,000 të burgosur.

Presidenti i El Salvadorit shpalli nëpërmjet rrjeteve sociale se operacioni ishte i suksesshëm, dhe se pas një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe El Salvadorit, emigrantët më të rrezikshëm do të dërgoheshin atje.

Ky transferim u bë pas një vendimi të administratës Trump, e cila e detyroi deportimin e këtyre individëve ilegalë përkundër një vendimi të një gjykatësi federal që kishte bllokuar dëbimin e tyre përkohësisht. Dëbimi i këtyre individëve u mundësua pas përdorimit të Aktit të Armiqve të Huaj të vitit 1798, një ligj që është përdorur vetëm disa herë në historinë e SHBA-së.

Ky ligj, që ka qenë në fuqi gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe Luftës së vitit 1812, e lejonte presidentin të merrte masa të jashtëzakonshme në rast lufte dhe të ndalonte ose dëbonte individët që ishin të huaj dhe që përndryshe do të kishin mbrojtje nga ligjet e imigracionit dhe penale.

Ky ligj është përdorur për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore për të internuar qytetarët japonezo-amerikanë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, komentoi vendimin e gjykatës për të ndaluar dëbimin, duke theksuar se një vendim i vetëm i një gjykatësi nuk mund të pengonte vullnetin e presidentit dhe të popullit amerikan.

Ajo shtoi se gjykatat nuk kanë juridiksion mbi të drejtat e presidentit për të deportuar individë të cilët janë të përfshirë në aktivitete terroriste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb