Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”.

Një 76 -vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar lehtë.

Aktualisht i dëmtuari  është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, shtetasi A. T., 76 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 76-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb