Avokati GianGregori De Pascalis pohon se klienti i tij Simone Del Vecchio është trajtuar në klinikën dentare ‘Brianza Dent’, me mjekun Luan Mavriqi. De Pascalis, shprehet se Simone ka pësuar katër arreste kardiake, duke pasur kështu domosdoshmëri për t’u trajtuar, në disa klinika si në Tiranë ashtu edhe në Bari. Por “Tak Fak” sigurisht nuk do ta lërë me kaq. Dhe do shkojmë të takojmë, pikërisht kë? Vetë atë. Doktor Luan Mavriqin…
Takimi i parë me doktor Luan Mavriqin në recepsionin e klinikës dentare ‘Brianza Dent’.
Tak Fak: Si kaluat? Ka mundësi të flasim privatisht?
Luan Mavriqi: Patjetër.
Tak Fak: Kam një informacion për një pacient që ka ardhur dhe është trajtuar në klinikën tuaj, Simone Del Vecchio.
Doktor Luani i kthehet operatorit: Djali nuk mund të…dil jashtë…
Tak Fak: Bëhet fjalë për pacientin Simone Del Vecchio…
Luan Mavriqi: Me ligj nuk lejohet të jap…
-Çfarë të veçantë ka ky Simone Del Vecchio…
Nëna e Simones: Shkuam atje në klinikë. E konfirmuan. Pagoi. Ndërsa ishim aty erdhi doktori dhe shkuam në sallën e operacionit…
Tak Fak: Ky pacienti ka pësuar një arrest kardiak, sipas familjarëve dhe sipas avokatit. Ka kaluar një atak këtu në klinikën tuaj, është trajtuar nga ju më datë 14 mars dhe më pas është dërguar në QSUNT… Pasi është trajtuar disa ditë në QSUNT.
Luan Mavriqi: Po.
Luan Mavriqi: Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT. Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…
Tak Fak: D.m.th?
Luan Mavriqi: Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marihuanë…
Po sikur Doktori të njihte po kaq mirë protokollin ndoshta Simone sot, do të gëzonte shëndet të plotë. Por a është normale që të hiqen 20 dhëmbë brenda një ditë të vetme?
Vazhdon biseda me doktorin Luan Mavriqin…
Tak Fak: A hiqen 20 dhëmbë brenda një dite të vetme?
Luan Mavriqi: Po nuk ka lidhje kjo tashi, është e kot…
Tak Fak: A ka një protokoll?
Luan Mavriqi: Po ku e di ti cili është protokolli?
Tak Fak: Po të pyes ty…
Luan Mavriqi: Po më beso mua, nuk e di protokollin…
Tak Fak: Në cilësinë e ekspertit po ju pyes.
Luan Mavriqi: Atëherë po mund të hiqen. Normalisht që mund të hiqen. Sigurisht që mund të hiqen.
Por çfarë thotë nëna e Simones…
“Kur isha jashtë dëgjova që ai ulëriti. Dhe kjo gjë më shqetësoi pa masë. Pastaj pashë këtë doktorin që doli, hoqi dorezat, i hodhi në kosh, dhe mbështeti kokën pas murit. Aty thashë, -‘Nëna ime, çfarë po ndodh këtu?”
Mesa duket pyetja jonë duket se e ka shkulur nga poltroni doktor Luanin, njësoj siç i shkuli dhëmbët Simones…
Vazhdon biseda me doktor Luan Mavriqin.
Luan Mavriqi: Dëgjo djali hiqe kamerën. Nuk më duket e drejtë. Tani është e kotë të bëj këtë diskutim me ty. A ka hequr 20 apo 12 dhëmbë…
Pikërisht në këtë moment dy zonja e kthyen këtë bisedë nga konstruktive në destruktive, duke e shpëtuar doktorin nga kamera e Tak Fak-ut…
Nëna e Simones: “Pastaj pas xhamit të sallës së operacionit, ishte prej xham akulli, pashë hije që vraponin dhe mendova që po i bëjnë një anestezi tjetër… Shkova më pas në sallën ku pihej duhan dhe ai nuk ndodhej. Pastaj aty ishte një sallë, unë u rrotullova dhe pashë një grumbull njerëzish, që ishin mbledhur dhe në këmbët e këtyre njerëzve vura re pizhamet e djalit tim që ishin në tokë. Aty ishte një djalë, një i ri, një doktor besoj, që po i jepte ndihmën e parë, i cili po e reanimonte.
Zonjat që i erdhën në ndihmë doktorit…
-Përshëndetje
-Kanë ardhur këta të Neësit
-Për çar?!
-Për një që kemi parë ne në një televizion italian.
Nëna e Simones: Shkova më pas në sallën ku pihej duhan dhe ai nuk ndodhej. Pastaj aty ishte një sallë, unë u rrotullova dhe pashë një grumbull njerëzish, që ishin mbledhur dhe në këmbët e këtyre njerëzve vura re pizhamet e djalit tim që ishin në tokë. Aty ishte një djalë, një i ri, një doktor besoj, që po i jepte ndihmën e parë, i cili po e reanimonte.
-E para si hyni njëherë pa lajmërim dhe s’keni të drejtë fare të vini këtu?
-Unë nuk e mora me dhunë doktorin. Kërkova një bisedë dhe u ula.
-Doktori më tha ulu.
-Keni bërë një shkresë?
-Nuk kam pse të bëj një shkresë, unë erdha për të folur
-Mirë pra, për një informacion më të plotë mund ta gjeni në recepsion…
/////////////////////
-Tani nga ana mjekësore…
-Po më beso mua…
-Është normale që t’i hiqen 20 dhëmbë në një ditë
-Absolutisht që po…
-Dhe nuk ka asnjë lloj efekti anësor.
-Mund të shkosh.
-Doktor po të kërkon një pacient.
-Ok. Po shkoj te shërbimi…
-Doktor, a ka mundësi të vazhdojmë këtë bisedë…
-Atëherë do flasim bashkë, jam përfaqësuesja e kompanisë dhe Nisida është drejtoresha. Në çdo rast, nëse ju duhet një informacion më i plotë, ju mund të dërgoni një shkresë…
Po ç’rëndësi ka për doktorin nëse ka hequr 20 apo 12 dhëmbë (përsëritje)…
(BalkanWeb)