Për rastin e pazakontë të italianit Simo Del Vecchio, “Tak Fak” pyeti një dentiste. Dr.Enisa Dushaj mohon të ketë lidhje mes bërjes së dushit pas operacionit të dhëmbëve dhe gjendjes ku ka përfunduar italiani. Duke rrëzuar kështu versionin e mjekut të “Brianza Dent”, Luan Mavriqi.
Flet për “Tak Fak” Dr.Enisa Dushaj
Tak Fak: A ka efekt bërja e dushit pas anestezisë?
Dr.Enisa Dushaj: Deri tani nuk është se ka dalë ndonjë hipotezë e caktuar, që thotë se duhet bërë dush apo jo.
Tak Fak: Por të bërit dush nuk ka lidhje?
Dr.Enisa Dushaj: Jo nuk ka lidhje.
Dr.Enisa Dushaj: Konsumimi i marijuanës ka efekt anësor, pas anestezisë. Ndodh që mund të ketë persona që nuk i zë anestezia.
Historia e Simones ka sjellë edhe reagimin e eurodeputeit Michele Picaro,
I cili ka kërkuar ndryshimin e ligjit, dhe mbrojtjen e shtetasve të Bashkimit Evropian nga turizmi dentar edhe në vende si Shqipëria. Të cilat nuk aderojnë në vendet e BE…
Nëna e Simones: Përgjegjësi i repartit tha që Simone nuk mund të rrijë këtu, jemi të detyruar…dhe kishte të drejtë…
Tani ai është një skelet, i dobët, pa lëkurë, pa muskuj…
Ajo që më vjen keq është sepse unë nuk e kujtoj se si ishte djali im më parë…
Nuk e kujtoj më djalin tim….
U bënë 8 muaj që djali im ndodhet në shtrat…
Dhe vuan..
Nuk po ia dalim dot më, as ne, as ai…
(BalkanWeb)